Luan Krasniqi: Është një luftë e vërtetë!

Sporti

Luan Krasniqi: Është një luftë e vërtetë!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:56

Ish-boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, në muajin nëntor do t’i rikthehet ringut, por këtë herë për bamirësi, ku do të përballet me Danny Williamsin. Junikasi në një intervistë për “lahrer-zeitung.de”, shprehet se do të jetë një luftë e vërtetë. “E ndiej si obligim të boksoj. Ideja është që të grumbullojmë sa më shumë para që është e mundshme për SOS Fshatrat në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ku jam i përfshirë unë. Është një luftë për një kauzë të mirë. megjithatë, është një luftë e vërtetë”, ka thënë mes të tjera Krasniqi, që duket mjaft i përgatitur dhe i gatshëm për këtë betejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat