I shkëlqen fytyra Hernanesit

Sporti

I shkëlqen fytyra Hernanesit

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:01

I shkëlqen fytyra që iu bashkua kampionit italian, Juventusit. Hernanes tha se është në një nga klubet më të mëdha në botë dhe mendon se do të jap edhe tërë energjinë për ta mbrojtur titullin e kampionit në Serie A dhe të luftojnë për trofe tjerë. Afati i kalimtar i verës për Juventusin përfundoi me transferimin e Hernanes nga Interi. Hernanes është prezantuar te ‘Zonja e Vjetër’, por ishte tejet i emocionuar, por edhe me plotë energji. Juventusi në dy javët e para në Serie A, ka një nismë shumë të keqe dhe që nuk mbahet mend, ngase ka pësuar humbje si vendas me 1:0 nga Udinese dhe me 2:1 si mysafir i Romës.

Edhe 36 javë të tjerat janë në kampionat dhe mundësitë për përmirësime janë shumë të mëdha. “Për mua është një nder dhe njëkohësisht ndihem krenar që vesh fanellën e Juventusit. Është një klub i madh dhe ndihem shumë i motivuar”, tha mesfushori brazilian. “Jam shumë i motivuar, pasi është një përvojë e re në karrierën time. Jam i kënaqur që do të luaj në një tjetër ekip të madh të Serisë A dhe në një qytet tjetër italian”, tha Hernanes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat