Rrëmujë me dokumente për De Gea-n

Sporti

Rrëmujë me dokumente për De Gea-n

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 16:06

Transferimi i parealizuar i David de Gee nga Manchester United në Real Madrid u bë lajmi i ditës në qarqet e futbollit. Kush është fajtor që ky transferim nuk u arrit, është e vështirë të thuhet tani për tani, por duket se vendimi përfundimtar do ta merr FIFA.

Është dashur që në drejtim të Madridit të shkojë De Gea, ndërsa në drejtim të Manchesterit 30 milionë euro dhe Keylor Navas. Mirëpo dokumentet për regjistrimin e portierit nuk janë në Shoqatën e klubeve elite të Spanjës dhe këtu ka ngec e tëra.

Edhe 'mbretërit' dhe “Djajtë e Kuq "ishin ngritur në këmbë dhe kanë kërkuar të lejohet transferi. Por, mbetet e paqartë pse kanë pritur minutën e fundit.

Sa i përket Manchester Unitedit, ata thonë se nga ana e tyre të gjitha dokumentet në kohë janë dërguar në Madrid, sikur që edhe Real Madridi thotë se ata kanë dorëzuar të gjitha dokumentet në mesnatë.

Kjo tingëllon e çuditshme se si administrata në Santigao Bernabeu ka pritur deri në 23:59, ndonëse nuk pajtohen me situatën e tanishme.
Sot, Shoqata e klubeve spanjolle dhe FIFA do të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin dhe do të marrë vendimin përfundimtar se do t ë vijë në Real De Gea, dhe Navas të udhëtojë drejt ishullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat