Danimarka me probleme para sfidës me Shqipërinë

Sporti

Danimarka me probleme para sfidës me Shqipërinë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:44

Përzgjedhësi i Danimarkës, Morten Olsen është në telashe në prag të dy ndeshjeve të radhës eliminatore me Shqipërinë dhe Armeninë.
Futbollisti i Ajax-it, Nicolai Bolisenen ka shfaqur probleme serioze në gju gjatë stërvitjes në ditën e hënë, duke u detyruar të largohej nga grumbullimi.
Përveç, Bolisenen, përfaqësueses danez, në ndeshjen ndaj Armenisë dhe Shqipërisë, do t’i mungojnë edhe Simon Polsen e Kristian Eriksen.
Pas këtyre mungesave, Olsen është detyruar të grumbullojë futbollistin shqiptar, Riza Durmishi, i cili luan me skuadrën e Brondbyt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat