Vettel: Në Monza kam kujtime të bukura

Sporti

Vettel: Në Monza kam kujtime të bukura

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:41

Pilotët janë gati për garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1. Sebastian Vettel, katër herë kampioni i botës, tha se ka kujtime të bukura nga shtegu në Monza. “Natyrisht që në Monza kam kujtime të bukura dhe për mua është diçka speciale të kthehem aty duke garuar me një makinë Ferrari.

Shpresoj të bëj një paraqitje sa më të mirë. Unë dhe Kimi do të japim maksimumin në Monza për të kënaqur tifozët e kokëkuqes”, tha Vettel, pilot i Ferrarit, që është i gatshëm për garën e 6 shatorit. “Pista e Monzas nuk është shumë e lodhshme nga pikëpamja fizike, por kjo nuk do të thotë se është një pistë e lehtë. Kthesat janë të shumta në Monza dhe duhet të dish të menaxhosh frenat sepse në to arrihet me shpejtësi shumë të lartë. Jam kurioz të ngas një makinë Ferrari në këtë cirkuit sepse këtë vit Power Unit është më potent ndërsa edhe tifozët e Ferrarit janë të shumtë këtu. Mezi po pres momentin për të garuar në Monza”, ka thënë Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat