Rama, pesë ndeshje pa fitore në Bundesliga II

Sporti

Rama, pesë ndeshje pa fitore në Bundesliga II

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:07

Nuk iu shkon dhe nuk iu shkon në pesë javët e para në Bundesliga II. Futbollisti nga Kosova, Valdet Rama, me ekipin e Munich 1860 vuajnë për fitore. Ata pësuan humbje në udhëtim me rezultat 1:0 nga Bochum, në javën e pestë dhe kësisoj mbeten në pjesën e poshtme të klasifikimit. Rama nuk luajti nga fillimi, por në tetë minutat e fundi (82’), me gjithë angazhimin nuk arritën ta barazojnë rezultatin. Terodde në minutën e 48-të realizoi për fitoren e vendasve. Bochum kryeson me 15 pikë ose ka të gjitha fitore deri më tash, ndërsa Munich 1860 është i 16-ti me vetëm dy pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat