Eurobasketi pa shqiptarë, Turqia nuk e fton Spahiun

Sporti

Eurobasketi pa shqiptarë, Turqia nuk e fton Spahiun

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:36

Kenan Spahiu nuk ka arritur të depërtojë në rrethin e ngushtë të përfaqësueses turke për Eurobasket.

Pas largimit me vetë-dëshirë të Dardan Berishës nga përfaqësuesja e Polonisë, u kuptua se as Kenan Spahiu nuk do të jetë në Eurobasket 2015.

Spahiu ka qenë në 15-shen e përfaqësueses turke, por nuk ka arritur të depërtojë në 12-shen përfundimtare të ekipit që do të merr pjesë në kampionatin e sivjetmë erupian të basketbollit që zhvillohet në katër shtete Germany (Berlin), Croatia (Zagreb), Latvia (Riga) and France (Montpellier), pas dështimit të Ukrainës, e cila hoqi dorë nga organizimi shkaku i problemeve politike.

Kujtojmë se basketbollisti 20-vjeçar aktualisht është lojtar i Fenerbahçes dhe ka arritur suksese të mëdha me grupmoshat e përfaqësueses turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat