Edhe 27 minuta i duhen Bravos të Barcelonës për rekordin e ri

Sporti

Edhe 27 minuta i duhen Bravos të Barcelonës për rekordin e ri

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:59

Claudio Bravo është njeriu i rekordeve te Barcelona. Portieri fantastik kilian po thyen të gjitha rekordet e pamposhtmërisë te Barca. Vitin e kaluar e theu rekordin duke mos pësuar gol 754 minuta në 8 ndeshjet e para me Barcën, deri në golin e shënuar nga Ronaldo në El Clasico nga penalltia.

Tani Bravos i janë bërë 727 minuta të tjerë pa pranuar gol dhe se i duhen edhe 27 minuta pa pranuar gol për të thyer rekordin e tij dhe të Barcelonës pa pranuar gol për kohën më të gjatë.

Se a është portier më i mirë Bravo apo ter Stegen tani më besoj që nuk ka dilema pasi që Bravo edicionin e kaluar i pranoi 8 gola për gjysëm kampionati, ndërsa Ter Stegen i ka pranuar 8 gola në vetëm dy ndeshjet e para të këtij edicioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat