Cana zbulon arsyet e rikthimit në Francë

Sporti

Cana zbulon arsyet e rikthimit në Francë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 08:26

Lorik Cana ka zbuluar arsyet e rikthimit ‘të parakohshëm në Francë’. Kapiteni i Kombëtare ka nënshkruar me skuadrën e Nantesit në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Pak para mbylljes së afatit kalimtar të verës Lorik Cana u bë me skuadër të re. Ai u transferua te Nantes në Francë, me të cilin ekip nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Por, kapiteni i Kombëtares ka zbuluar se ky ka qenë një rikthim i parakohshëm në Francës, pasi ka pasur planë të transferohet te një skuadër tjetër, por që marrëveshja kishte dështuar në fund.

“Jam i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Është folur dhe për skuadra të tjera, por në fund zgjodha Nantesin sepse dhe drejtuesit e këtij ekipi e dëshironin shumë një marrëveshje të tille. Jam i kënaqur që do të rikthehem në France”, ka deklaruar Loriku për Super Sport News.

Transferimi i Canës te Nantes përflitej prej ditësh, por pengesat e krijuara nga klubi i Lacios, bënë që marrëveshja të mbyllej vetëm në ditën e fundit të tregut të shit-blerjeve të lojtarëve.

“Në fakt, zgjedhja e Nantes u kushtëzua disi dhe nga pengesat e krijuara nga klubi i Lacios. Për fat gjithçka u mbyll para grumbullimit të Kombëtares dhe tashmë mund të stërvitem qetësisht me përfaqësuesen për të përgatitur sa më mirë këto sfida.”, ka theksuar ish anëtari i Marseilles dhe PSG-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat