Vuçiq: Do ta shikoj ndeshjen në Elbasan, më ka ftuar Rama

Sporti

Vuçiq: Do ta shikoj ndeshjen në Elbasan, më ka ftuar Rama

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 22:30

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në debatin me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka përmendur edhe ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë e Shqipërisë.

“Shpresoj që nuk do të përsëritet ajo që ka ndodhur në lojën e parë, mund të them që Rama më ka ftuar për ndeshje dhe që nuk kam ndonjë gjë të madhe për të bërë do të shkoj ta shikoj lojën në Elbasan me Ramën unë me shall të kaltër dhe Rama me shall kuqezi”.

“Pastaj të flasim për mundësinë e investimeve në Durrës, për bërjen e pushimeve etj. Ne kur bisedojmë dhe bisedojmë shpesh ne shikojmë në të ardhmen dhe i bazojmë bisedat tona në të dhënat precize se ku t’i bazojmë bashkëpunimet tona”.

Ndërsa Rama tha se “tani do luhet ndeshja tjetër dhe zyra rinore është duke organizuar që të ftojë të rinj të bashkohen për ta shikuar ndeshjen së bashku jo për t’u sharë, por për ta shikuar lojën, pra po flasim për një gjë që vitin e kaluar nuk kemi mundur as ta përmendim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat