Jetmir Sefa dhe Sosa, dy afrimet e fundit te Vllaznisë

Sporti

Jetmir Sefa dhe Sosa, dy afrimet e fundit te Vllaznisë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 22:19

Vllaznia bën dy goditje të rëndësishme në orët e fundit të merkatos. Klubi shkodran arriti marrëveshjen për transferimin në Shkodër të mesfushorit Jetmir Sefa dhe të sulmuesin uruguajan Sanastian Sosa Sanchez. Gjatë pasdites së të hënës, krejt papritur Sefa, i cili ishte pjesë e bardhebuve, shkëputi marrëdhëniet me Tiranën, për t’iu bashkuar Vllaznisë. Në një njoftim për shtyp të publikuar në adresën e saj në Facebook, Tirana njoftonte ndarjen me konsensus me lojtarin, të cilit i uronte fat në karrierë. Pas këtij divorci qendronte Vllaznia, që me sa duket i ka garantuar 28-vjecarit më shumë hapësira në formacion.

Po gjatë ditës së të dielës, në aeroportin e Rinasit ka zbritur uruguajani Sosa, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë edhe sezonin e kaluar. Drejtuesit kuqeblu, duke parë boshllëqet në fazën sulmuese, i ka kërkuar rikthimin në Shkodër 21-vjecarit, i cili ka kthyer përgjigjje pozitive. Sefa dhe Sosa konsiderohen dy afrime të rëndësishme në kampin shkodran dhe pritet të aktivizohen titullar nga Zmijani, sigurisht nëse do të kenë gjendjen e duhur fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat