Bylis merr Diakite, Laçi mesfushorin Kruja

Sporti

Bylis merr Diakite, Laçi mesfushorin Kruja

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 22:15

Një ditë pas humbjes befasuese me Tërbunin në Gjirokastër, Bylisi ndërhyn në merkato duke firmosur me mbrojtësin francez Abdelaye Diakite, i datë lindjes 1990. Lojati me origjinë nga Mali ishte një përforcim i dosmosdoshëm për fazën mbrojtëse për skuadrën që drejtohet nga Agim Canaj, pasi në dy javët e para Bylisi kishtey shfaqur probleme në repartin e pasmë.

25 vjecari, i gjatë 1 metër e 90 centimetra, është formuar se futbollist te Le Havre, ndërsa në sezonin 2009-2010 ishte pjesë e skuadrës së dytë në kampionatin e amatorëve ndërsa në vitin 2011 u transferua te Aprilia në nivelin e katër të futbollit italian. Në vitin 2013 kartoni i tij u ble nga Parma, por për dy sezone u dha në formën e huazimit fillimisht në Slloveni te Nova Goriza e më pas te Teramo në Itali. Diakite spikat në dyluftimet ajrore, falë edhe shtatlartësisë së tij.

Një djetër levizje e minutës së fundit është kalimi i Arsid Krujës te Laci. Futbollisti shkodran, gjatë fazës së dytë të fundit luajti me Flamurtarin në formë huazimi nha Hajer Club, por u largua nga klubi vlonjat në fund të sezonit. Me këtë lëvizje drejtuesit kurbinas i kanë dhënë më shumë cilësi mesfushës, ku ndihej mungesa e lojtarëve të tillë si Vucaj e Cetkovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat