“Ripushtohet” parkingu te “Selman Stermasi”

Sporti

“Ripushtohet” parkingu te “Selman Stermasi”

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:55

Sheshi i parkimit përballë stadiumit “Selan Stermasi” qe një nga hapësirat e para publike që u çlirua në Tiranë sapo Erion Veliaj mori drejtimin e kryeqytetit.

Ai e konsideroi aktin, si një detyrim ndaj komunitetit, për t’i rikthyer një shesh që ishte zaptuar nga shitësit e automjeteve.

Por sot papritmas në këtë shesh janë rikthyer “pushtuesit”.

Në fakt në një foto të bërë sot dallohet qartë se sheshi është stërmbushur sërish me vetura.

Sikur mos mjaftonte kjo, në hyrje të tij është vendosur një tabelë blu, ku shkruhet Parking Privat dhe janë vendosur edhe çmimet përkatëse.

Nëse është ky çlirim hapësire në favor të qytetarëve, imagjinoni ç’do të ndodhë me çlirimet e tjera në zona më të lakmueshme…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat