Vushtrriasit e shohin të kalueshme ekipin nga Gjeorgjia

Sporti

Vushtrriasit e shohin të kalueshme ekipin nga Gjeorgjia

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:35

Sa vijnë e kalojnë ditët gjithnjë e më afër janë ndeshjet e Kupave Evropiane. Kampioni i Kosovës, Besa Famiglia, në fundjavë, pikërisht të dielën do të luajë si mysafir takimin e parë të Kupës së EHF-it, ndaj bullgarëve Fregata – Burgas, ndërsa në muajin tetor luajnë ekipet tjera të vendit tonë, si bie fjala Vushtrria (meshkuj) kundër ekipit nga Gjeorgjia, Samtredia. Vushtrriasit udhëhiqen nga Fatmir Muhaxheri, kryetrajner, që ka synim të ndërtojë një ekip sa më kompakte. Hendbollisti më përvojë, Shkëlzen Kërtoku, shpreson se ekipi i tij, Vushtrria, do të jetë sa më e denjë për garat evropiane përkatësisht për Challenge Cup. “KH Vushtrria ka filluar përgatitjet qe dy javë dhe me trajnerin Fatmir Muhaxheri, i cili është duke bërë një punë shumë të mirë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat