Opsion e ka edhe Tunizinë!

Sporti

Opsion e ka edhe Tunizinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2015 Në ora: 19:34

Urime Zenelaj, prej basketbollistëve më të mirë në Kosovë, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai ka qenë shtylla kryesore e ekipit Golden Eagle Yllit nga Theranda, por tashmë nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën, pasi që ka disa oferta. Zenelaj për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se mund të shkojë edhe në Tunisi. Ai është duke stërvitur individualisht për ta rritur edhe formën. “Ende nuk kam vendosur për cilin klub do të luajë në edicionin e ri. Menaxheri im, Arbnor Rifati, është në bisedime me klubin e Pejës, por kam një ofertë edhe nga Tunizia, pastaj të vendosim se ku do të luaj. Gjasat janë më të mëdha të vazhdojë karrierën në Tunizi”, tha Zenelaj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat