Januzaj lë Manchester Utd, i bashkohet Dortmundit

Sporti

Januzaj lë Manchester Utd, i bashkohet Dortmundit

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:10

Ylli nga Kosova, Adnan Januzaj, përfundimisht iu është bashkuar liderit gjerman, Dortmundi. Ai largohet nga Manchester Utd, ku gjatë këtij edicionit ka realizuar një gol në Premier League. Talenti shqiptar është huazuar te Dortmundi. “I lumtur që kam nënshkruar me Dortmundin. Kjo është një skuadër e madhe dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm. Dëshiroj të arrij suksese të mëdha me këtë skuadër””, ka shkruar Januzaj në Twitter. Ai do ta bartë numrin 9 të skuadra verdhezinj dhe do të jetë i huazuiar në këtë mjedis deri me 30 qershor të verës së vitit 2016. Dortmundi në tri takimet e para ka tri fitore në Bundesliga I dhe me 9 pikë kryeson renditjen, sa ka edhe Bayerni në vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat