De Gea në Real

Sporti

De Gea në Real

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:02

Real Madridi dhe Manchester United, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e David De Gea në Santiago Bernabeu.

Marrëveshja raportohet se është arritur sot dhe madrilienët do të paguajnë 30-35 milionë euro për portierin spanjoll.

Vlen të përmendim se Reali gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, e ka kërkuar De Gean, që ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Me ardhjen e De Geas, i hapet rruga Keylor Navasit për të negociuar me skuadra të tjera që janë të interesuara për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat