Draxler në Wolfsburg, Lemina në Juventus

Sporti

Draxler në Wolfsburg, Lemina në Juventus

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:01

Skuadra e Wolfsburgut nga Gjermania ka synime të mëdha jo vetëm në kampionatin gjerman, por edhe në Champions League. klubi gjerman është përforcuar me futbollistin e Schalke 04, Julian Draxler. Lajmi është konfirmuar nga të dyja skuadrat, ndërsa lojtari është parë në qendrën stërvitore të Wolfsburgut me fanellën e skuadrës së re. Draxler në Wolfsburg zëvendëson De Bruyne që kaloi në Manchester City. Nga ana tjetër, mesfushori i Marseilles, Mario Lemina do të jetë pjesë e kampionit italian, Juventusi, skuadër e cila në dy javë e para ka dy humbje në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat