Di Maria: Mezi prisja të luaja

Sporti

Di Maria: Mezi prisja të luaja

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 16:05

PSG po kalon një periudhë fantastike në kampionatin francez. Në katër ndeshje ka katër fitore dhe me 12 pikë kryesojnë klasifikimin, me një goldallim 7:0. Argjentinasi Angel di Maria u aktivizua në minutën e 66-të, duke zëvendësuar brazilianin Lucas dhe bëri paraqitje të mirë për parisienët. Futbollisti është i lumtur edhe për asistimin në golin që realizoi Lavezzi. “Ndaj Monacos zhvilluam një ndeshje të madhe dhe jam shumë i lumtur për këtë. E rëndësishme për ne ishte të merrnin tri pikët dhe ia dolëm. Për mua ishte një debutim ëndrrash. Mezi prisja të luaja dhe nuk u ndjeva aspak në presion kur hyra në fushë. Është e vërtetë që Parisi ka paguar shumë para për kartonin tim dhe pret shumë nga unë, por ky fakt nuk shqetëson. E sigurt është që gjithmonë do të jap maksimumin”, tha Di Maria. PSG-ja si mysafir e deklasoi me rezultat 3:0 Monacon dhe kësisoj tregoi se është e pandalshme në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat