Ranocchia refuzon klubin anglez

Sporti

Ranocchia refuzon klubin anglez

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:35

Andrea Ranocchia ka refuzuar transferimin te Southamptoni, mirëpo Interi vazhdon me planet për shitjen e tij.

Qendërmbrojtësi ka qenë temë e spekulimeve për largim nga Meazza, mirëpo akoma nuk ka gjetur një klub ku do të luajë nga ky sezon.

Sipas FcInterNews, Southamptoni i ka bërë ofertë, pro italiani tashmë e ka refuzuar.

Sidoqoftë, Interi vazhdon negociatat me klubet e interesuara për shitjen e tij në momentin e fundit.

Ka ekzistuar edhe opsioni i shkëmbimit të Ranocchias me Adem Ljajicin e Romës, prandaj pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në mbrëmje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat