Sa për qind të pagës i paguan Genoa Xhemailit?

Sporti

Sa për qind të pagës i paguan Genoa Xhemailit?

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:16

Futbollisti Blerim Xhemaili ka shënuar kthimin e tij në Serie A, duke nënshkruar një marrëveshje huazimi me ekipin e Genoas nga Galatasaray i Stambollit me mundësi të blerjes së kartonit të tij pas një viti.
Sipas marrëveshjes së huazimit, Genoa i paguan vetëm 30 për qind të pagës Xhemailit, deri sa pjesën e mbetur 70 për qind vazhdon t'ia paguaj ekipi kampion turk, raporton footbaall.ch.
Genoa është klubi i katërt italian i Xhemailit, pas Torinos, Parmës e Napolit.
Ai te skuadra e re do të mund të flas shqip me portierin e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani i cili pak javë më parë kaloi tek ky ekip.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat