Van Gaal gazetarit: Po më pyet për gjëra që unë nuk i di

Sporti

Van Gaal gazetarit: Po më pyet për gjëra që unë nuk i di

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:44

Humbja e Manchester United në udhëtim me rezultat 2:1 nga Swansea ishte e pasqyruar në fytyrën e trajnerit Van Gaal. Trajneri i Manchester Utd nuk u tregua aspak miqësor me gazetarët. Në pyetjen e fundit, një gazetar e pyeti atë për afatin kalimtar të klubit, por Van Gaal nuk e përtypi dot këtë pyetje dhe u kundërpërgjigj.
“Po më pyet për gjëra që unë nuk i di. Mendon se je më inteligjent se unë por më vjen keq që nuk është kështu”.
Një përgjigje e papritur për gazetarin që replikoi duke i theksuar se nuk kishte ndërmend ta ofendonte trajnerin, por Van Gaal ritheksoi:
“Më vjen keq dhe po ta përsëris që nuk je më inteligjent se unë. Më bën përherë të njëjtat pyetje të merkatos dhe unë nuk di si të të përgjigjem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat