Përforcohet Skenderaj me një volejbolliste nga Shqipëria

Sporti

Përforcohet Skenderaj me një volejbolliste nga Shqipëria

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:24

Kampioni i Kosovës, Skenderaj, është përforcuar me një volejbolliste cilësore nga Shqipëria. Bëhet fjala për Ornela Gashi. “Ornela Gashi është blerja me e re e klubit tonë. KV Skenderaj ka bërë marrëveshje me volejbollisten Ornela Gashi nga Durrësi - Shqipëri, në rolin e organizatores ( pasuese). Me këtë përforcim ekipi ynë synon të mbroj titujt e fituar dhe të bëjë paraqitje sa me të mirë në arenën ndërkombëtare. Falënderojmë sponsorët për ndihmën e dhënë klubit tonë, të cilët na premtuan edhe përforcime tjera”, thuhet nga KV Skenderaj,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat