Zyrtare: Roma përforcohet në mesfushë

Sporti

Zyrtare: Roma përforcohet në mesfushë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:23

Skuadra nën kampione e Italisë, Roma ka bërë edhe një përforcim në repartin e mesfushës.

Mesfushori francez, William Vainquer, është lojtari më i ri i skuadrës nga kryeqyteti italian Roma.

25-vjeçari iu bashkua Romës nga skuadra ruse Dinamo e Moskës si huazim me të drejtë blerje në fund të stinorit.

‘Giallorosët’, kanë paguar 1.5 milionë euro për huazimin e tij ndërsa do t’i paguajnë edhe 3.5 të tjera për blerjen përfundimtare në qershor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat