Xhaka i zemëruar

Sporti

Xhaka i zemëruar

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2015 Në ora: 11:05

Anëtari i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, që luan për Monchengladbach, është i zemëruar me kartonin e kuq. Ai këmbëngul se as që e ka prekur futbollistin e Werderit momenti kur akordohet penallti dhe merr kartonin e dytë verdhë. Ai tha se edhe 100 herë mund ta shohin xhirimin se nuk e ka prekur më këmbë dhe është 1000 për qind i bindur për këtë. Skuadra e Monchengladbach si mysafir pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Werderi. Ndërkaq, gjyqtari Zwajer akordoi penallti, por Kroos dështoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat