Soriano e do vetëm Milanin

Sporti

Soriano e do vetëm Milanin

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:24

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thotë se mesfushori i Sampdorias, Roberto Soriano, nuk pranon të shkojë diku tjetër pos te Milani.

Futbollisti italian kërkohet nga Partenopei, mirëpo ai dëshiron ta vazhdojë karrierën në San Siro.

“Kam biseduar me Sorianon gjysmë orë dhe nëse është shkruar, do të ndodhë, por ai është i dashuruar me Sinisan (trajnerin e Milanit). Nuk mund ta ndryshoj këtë”.

“Kam biseduar me Sampdorian qe disa javë dhe u kam ofruar më shumë se klauzola prej 10 milionë eurosh, por ai e do vetëm Milanin”, ka thënë De Laurentiis.

Kreu i Napolit, njëherësh, ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin Maurizio Sarri, pas fishkëllimave të tifozëve për fillimin e keq të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat