Interi ka nevojë për përforcime

Sporti

Interi ka nevojë për përforcime

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:08

Roberto Mancini ka paralajmëruar se Interi mund të përmirësohet akoma më shumë dhe për këtë ka nevojë edhe për disa përforcime për të pasur një sezon të mirë.

Nerazzurrët kanë regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para në Serie A falë golave të Stevan Jovetic dhe trajneri është i kënaqur me këtë fillim.

“Është kënaqësi që e fituam edhe këtë ndeshje (ndaj Carpit), por skuadra mund të përmirësohet shumë”.

“Pranuam një gol absurd, por Carpi luftoi shumë dhe i them Fabrizio Castorit se skuadra e tij do të qëndrojë në Serie A nëse vazhdon të luajë ashtu”, ka deklaruar Mancini për Sport Mediaset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat