De Rossi: Juve nuk i ka blerë lojtarët e duhur

Sporti

De Rossi: Juve nuk i ka blerë lojtarët e duhur

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 09:07

Daniele De Rossi beson se Juventusi do të ketë probleme këtë sezon, sepse nuk ka vepruar si duhet në rindërtimin e skuadrës.

Roma ia shkaktoi humbjen e dytë kampionit në fuqi duke e mposhtur 2-1 në Stadio Olimpico.

Sipas mesfushorit italian, shefat e Juves nuk kanë vepruar si duhet në zëvendësimin e të larguarve, si Carlos Tevez, Andrea Pirlo e Arturo Vidal.

“Juve krijoi një cikël të bazuar në disa lojtarë të caktuar. Disa mund t’i zëvendësojnë, disa jo”.

“Duhet të shpenzosh shumë për t’i zëvendësuar lojtarët si Vidal ose Tevez. Ndërsa askush nuk mund ta zëvendësojë dikë si Pirlo”, ka thënë De Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat