Juve iu nënshtrua Romës

Sporti

Juve iu nënshtrua Romës

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:22

Massimiliano Allegri thotë se Juventusi iu nënshtrua Romës në derbin e të dielës mbrëma, mirëpo nuk është i shqetësuar për fillimin e dobët të sezonit.

Ky është starti më i keq i një edicioni në histori të Zonjës së Vjetër që në dy ndeshjet e para ka pësuar dy humbje.

“Reaguam mirë, por qëndrimi ynë ishte tepër nënshtrues që nga fillimi”.

“Luajtëm ndaj një Rome të shkëlqyer dhe ishim nën presion të madh në pjesën e parë duke mos pasur mundësi të dilnim nga gjysmëfusha jonë dhe të sulmonim”.

“Nuk jam i shqetësuar. Fatkeqësisht, gjëra të këtilla ndodhin në futboll. Mbi të gjitha, ne duhet ta ndërrojmë diçka sa i përket mentalitetit”, është shprehur Allegri për Mediaset Premium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat