Van Gaal tregon më në fund të ardhmen e De Geas

Sporti

Van Gaal tregon më në fund të ardhmen e De Geas

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:17

David de Gea shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Real Madridit.

Duket se portieri i Manchester Unitedit, Davi de Gea, shumë shpejt do të zyrtarizohet si portieri më i ri i Real Madridit.

Pas ndeshjes me Swansean trajneri holandez, Luis van Gaal, ka pranuar se De Gea mund të largohet nga Old Trafford në ditën e fundit të afatit kalimtar veror kur kanë mbet më pak se 48 orë për tu mbyllur.

"Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë. Ju mund të pyesni të gjithë lojtarët por do të duhet të prisni dhe të shihni deri sa Manchester United apo klubi tjetër të bëjë një komunikatë zyrtare se ku ai do të përfundojë."

"Unë nuk dua të ndërhyj. Si trajner, ne kemi detyra të ndara dhe kjo detyrë i takon Ed Woodward-it, jo mua. Nuk kam thënë asgjë për këtë transferim, kam thënë vetëm që është një proces, do të duhet të presim dhe të shohim. Klubi duhet të zyrtarizoje kur e gjithë kjo çështje të ketë marrë fund", ka deklaruar Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat