Rekord negativ: Për herë të parë në histori, Juve humb dy ndeshjet e para

Sporti

Rekord negativ: Për herë të parë në histori, Juve humb dy ndeshjet e para

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:26

Kampioni aktual i Serie A, Juventus, nuk arriti të marrë pikët e para në sezonin e ri as pas ndeshjes së dytë.

Bianconerët u mundën edhe nga Roma me rezultat 2-1 dhe kështu Zonja e Vjetër prek fundin e tabelës në këtë fillim sezoni.

Kjo është hera e parë në histori të klubit që Juventusi i ka humbur dy ndeshjet e para në Serie A.

Takimi i radhës për bardhezinjtë është ndaj Chievos dhe do të përpiqen me çdo kusht të regjistrojnë fitore.

Aktualisht, ekipi i Massimiliano Allegrit renditet i parafundit në tabelë, edhe pse ka ende shumë deri në përfundim të sezonit, porse një fillim i mirë është gjithmonë i nevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat