Skuqet Lenjani

Sporti

Skuqet Lenjani

Nga: K.G. Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:44

Ermir Lenjani, mesfushor i kombëtares së Shqipërisë, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e javës së katërt të elitës franceze. Skuadra e Lenjanit, Nantes, si mysafir pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Bordeaux. Khaziri në minutën e 40-të dështoi nga penaltia, por në minutën e 45+2 realizoi për 1:0 për vendasit. Futbollisti Gajiç në minutën e 87-të shënoi për rezultatin 2:0 të Bordeau-xit. Lenjani luajt titullar, por në minutën e 51-të është ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak. Pas javës së katërt, Nantes është i teti me 7 pikë, dy më tepër se Bordeaux që mban vendin e dhjetë me 5 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat