Gjilani shkatërron edhe Lirinë

Sporti

Gjilani shkatërron edhe Lirinë

Nga: Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:02

Gjilani para shikuesve të vet triumfoi me rezultat 3:1 kundër Lirisë nga Prizreni, në ndeshjen e javës së dytë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Lirisë e filloi furishëm kur e para pati rast të mirë. Sulmuesi Liridon Fetahaj gjuan fuqishëm, por shtylla ia mohoi golin pikërisht në minutën e 5-të. Gjilani udhëheq me 1:0 në minutën e 30-të, kur Besnik Krasniqi harkon në zonë, nga afërsia Isa Emihaziri shënon për 1:0.

EminHaziri e kishte ditën e tij. Ai ka qenë prej më të angazhuarve dhe realizoi edhe golin e dytë. Në minutën e 65-të, Besnik Krasniqi për mrekulli asistoi deri të Eminhaziri dhe ky plasoi tipin në rrjetë, 2:0. Gëzim Rusi, një futbollist luftarak, realizoi për 3:0, duke i dhënë edhe goditjen e fundit mysafirëve. Ishte minuta e 73-të, Emihaziri asistoi për Rusin dhe ky shënoi. Liria shënoi golin ngushëllues. Sulmuesi Florim Bërbatovci shënon në portën e Faton Malokut. Gjilani shënoi fitoren e dytë radhazi pas asaj në javën e parë me 3:0 kundër Dritës dhe së bashku me Trepçën ’89 kryeson klasifikimin me 6 pikë, kurse Liria është në vend të 9-të me një pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat