Arrihet marrëveshja për kalimin e Xhemailit te Genoa?

Sporti

Arrihet marrëveshja për kalimin e Xhemailit te Genoa?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:12

Aventura e Blerim Xhemajlit te Galatasaray është pranë përfundimit, pasi për atë ka shprehur interesim Genoa.

Mediat italiane kanë publikuar një prapaskenë mjaft befasuese për të ardhmen e mesfushorin 29-vjeçar duke raportuar se ai është pranë rikthimit në Serie A.

Sipas Sky Sport, shqiptari është shumë afër të rikthehet në Itali dhe të veshë fanellën Genoas, vetëm pas një viti te Galatasaray.

Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit, ku klubi turk do të paguajë rreth 70 për qind të rrogës.

Negociatat kanë filluan të shtunën mbrëma dhe pritet të përfundojnë së shpejti.

Xhemaili arriti të paraqitet vetëm 11 herë për Galatan, kurse në Itali ai ka luajtur mbi 100 ndeshje me Torinon, Parman dhe Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat