Gashi realizoi, Xhaka titullar, Baseli shtatë fitore rresht!

Sporti

Gashi realizoi, Xhaka titullar, Baseli shtatë fitore rresht!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:06

Nuk ka kush i del para Baselit. Kampioni rreshton fitoret në elitën e futbollit zviceran. Në stadiumin “Jakob – Park”, Baseli shënoi fitore me rezultat 3:1 ndaj Zurich-ut. Shkëlzen Gashi realizoi gol, ndërsa Taulant Xhaka luajti tërë ndeshjen. Dy shqiptarë standardë dhe në formë të mirë, iu gëzuan fitores së shtatë, kurse me 21 pikë kryesojnë tabelën ose kanë pesë më shumë se Grasshoppersi.

Lang në minutën e 5-të shënoi për Baselin, por Keçojeviç barazoi 1:1 (38’). Në pjesën e dytë, Baseli luajti më mirë dhe shënoi edhe dy herë. Shënuesi më i mirë në edicionin e kaluar, Shkëlzen Gashi shënoi për 2:1 në minutën e 71-të, kurse Janko nga penalltia vulosi fitoren 3:1 (85’). Gashi luajti deri në minutën e 81-të, ndërsa për Zurich-un Berat Gjimshiti u paraqit i plotë dhe Armando Sadiku nga minuta e 74-të. Zurich është i fundit (i 10-ti) me vetëm 5 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat