Dortmundi vargon fitoret

Sporti

Dortmundi vargon fitoret

Nga: K.Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:25

Skuadra e Dortmundit vargon fitoret në Bundesliga I. Verdhezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:1 kundër Hertha nga Berlini, në ndeshjen e javës së tretë. Në stadiumin e Dortmundit ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ndërsa verdhezinjtë treguan lojë shumë të mirë dhe arkëtuan edhe tri pikë, ku kryesojnë me 9 pikë sa ka edhe Bayerni i dyti. Dortmundi kryeson për shkak se ka goldallimin 11:1, kurse Bayerni 10:1. Në minutën e 27-të, Kagawa për mrekulli harkoi dhe Hummels me kokë shënoi për 1:0. Një veprim i shpejt dhe i rrjedhshëm rezultoi me gol, kur Aubameyang nga afërsia shtoi epërsinë në 2:0 (51’). Në minutën e 78-të, Kalou ngushtoi rezultatin në 2:1, por ishte Ramos (90+3’) që shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat