Benitez: Cilësitë e Rodriguezit, të padiskutueshme!

Sporti

Benitez: Cilësitë e Rodriguezit, të padiskutueshme!

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:13

Rafael Benitez është shumë i qetë, pasi që skuadra e tij, Real Madridi, tregoi fuqinë e vërtetë ndaj Betisit, ku e mposhti me rezultat bindës 5:0. Trajneri madrilen është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij dhe lavdëron për karakterin që treguan në fushë. Pas barazimit zhgënjyes 0:0 me Gijonin, tani triumfuan bindshëm dhe bënë me dije se do të janë një skuadër tejet e fortë. Benitez tha se mori përgjigjen që kërkonte nga skuadra e tij në javën e dytë. “Ishte Çështje kohë që skuadra të tregonte këtë nivel të lartë loje.

Kam parë shumë gjëra pozitive, me disa detaje për të korrigjuar. Kishim dy-tri momente shpërqendrimi si dhe shkaktuam një penallti. Kam kërkuar ekuilibrin në fazën mbrojtëse dhe liri veprimi në sulm”, ka thënë Benitez. James Rodriguez ishte një ndër futbollistët më të mirë në fushë, shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në ndeshjen ku u rikthye titullar. Rodriguez ishte i pandalshëm, ku merr lavde nga trajneri i tij. “James iu bashkua më vonë se të tjerët skuadrës, sepse luajti në Kupën e Amerikës. I duhej më shumë kohë për të kapur ritmin. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Nuk më shqetëson shumë debati se cili duhet të luajë titullar.

Në fushë nga minuta e parë duhet të jenë 11 futbollistët më në formë që të bëjnë sa më mirë dhe ta fitojnë ndeshjen”, tha Benitez. Ai nuk shqetësohet nga fakti që Ronaldo nuk ka mundur të shënojë, edhe pse e ka pasur më shumë raste se çdo lojtar tjetër i Realit. ‘Mbretërit’ me 12 shtator do të luajnë si mysafir në Barcelonë, kundër Espanyolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat