Rashica 87 minuta, Vitesse arkëtoi tri pikë

Sporti

Rashica 87 minuta, Vitesse arkëtoi tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 16:25

Ish-futbollisti i Vushtrrisë, Milot Rashica, po luan me sukses në ekipin e elitës holandeze, Vitesse, e cila shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 4:1 në ballafaqim me Cambuurin, në ndeshjen e javës së katërt. Rashica luajti titullar, tregoi angazhim të pashoq në fushë në fitoren bindëse. Baker (2’), Dauda (32’), Kashia (86’) e Solanke (90+2’) realizuan për Vitessen dhe për mysafirët: Van de Streek (28’). Baker në minutën e 67-të humbi penalltinë, ndryshe fitorja do të ishte më e thellë. Rashica luajti deri në minutën e 87-të dhe u zëvendësua nga Brown. Vitesse zënë vendin e gjashtë me 7 pikë, kurse Cambuur i 17-ti me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat