Aliji krenar që ftohet kundër Danimarkës dhe Portugalisë

Sporti

Aliji krenar që ftohet kundër Danimarkës dhe Portugalisë

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:50

Futbollisti i Vaduzit nuk ka fshehur gëzimin për ftesën e radhës të kombëtares shqiptare.

Naser Aliji është ftuar sërish nga Gianni De Biasi për dy takimet e rëndësishme të kombëtares shqiptare, në Copenhagen ndaj Danimarkës dhe në Elbasan ndaj Portugalisë.

"Dëshiroj që me ju të ndaj një gëzim që kam, pasi jam grumbulluar sërish me Kombëtaren e zemrës, Shqipërinë, për ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë", ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook, Aliji.

"Për këtë ndihem shumë i lumtur dhe krenar që po më jepet rasti t’i mbroj ngjyrat e kombëtares. Shpresoj të luaj dhe jam krenar që do ta bart fanellën e Shqipërisë", ka shkruar ai.

Aliji është nga Kumanova dhe është futbollist i Baselit i huazuar tek Vaduz në kampionatin zviceran të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat