Zyrtare: Bayerni e merr Comanin e Juves

Sporti

Zyrtare: Bayerni e merr Comanin e Juves

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:46

Bayern Munichu ka arritur ta marrë në formë huazimi sulmuesin e Juventusit, Kingsley Coman.

19 vjeçari nga Franca konsiderohet prej sulmuesve më premtues.

Por, pasi ka dështuar të gjejë vend standard në formacion, sepse Juve ka shumë sulmues, ai kërkoi largimin.

Tash Bayerni ka konfirmuar se lojtari ka nënshkruar në formë huazimi me klubin bavarez për dy vite deri në qershor 2017 me opsionin për ta blerë në çdo moment, për një shumë të fiksuar prej 21 milionë eurosh.

Ka kohë që Bayerni ka kërkuar një sulmues të dytë për repartin ofanziv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat