Halimi trim i fitores së FSV Frankfurtit

Sporti

Halimi trim i fitores së FSV Frankfurtit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 15:21

Futbollisti shqiptar, Besar Halimi, shënoi gol të bukur për FSV Frankfurtin, e cila fitoi me rezultat minimal 1:0 kundër St. Paulit. Halimi e Fanol Perdedaj u paraqitën titullar për FSV Frankfurtin dhe bënë lojë shumë të mirë. Në minutën e 46-të, Halimi shënoi gol të bukur (i treti në këtë edicion) për fitoren e madhe, ndërsa Perdedaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 66-të. Halimi u zëvendësua në minutën e 76-të nga Kruska, kurse Edmond Kapllani inkuadrohet në minutën e 80-të. Enis Alushi luajti 85 minuta dhe bëri paraqitje të mirë për St. Paulin. Pas javës së pestë, St. Pauli është i katërti me 10 pikë dhe ka tri më shumë se Frankfurti i nënti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat