Na presin dy ndeshje të rëndësishme

Sporti

Na presin dy ndeshje të rëndësishme

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 14:03

Lojtarët e kombëtares shqiptare do të vijnë nga vendet ku luajnë e të zbarkojnë në Aeroportin e Venecias, ndërsa grumbullimi e stërvitja do të bëhet në zonën e kodrës së këtij qyteti italian. “Centro Sportivo La Favorita”.
Pasi ka luajtur ndeshjen e fundjavës me skuadrën e tij, Slovan Liberec, Herolind Shala është nisur për t’u grumbulluar me kombëtaren shqiptare në Venecia të Italisë.
Shala para se të hipte në avion, i ka bërë një “selfie” vetes, duke lënë edhe statusin përkatës, që ka të bëjë me dy kualifikueset e shtatorit.
“U nisa për në grumbullimin e radhës me kombëtaren. Na presin dy ndeshje të rëndësishme kundër Danimarkës dhe Portugalisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat