Shaqiri: Degen nuk e di se si është të luash në një klub të madh

Sporti

Shaqiri: Degen nuk e di se si është të luash në një klub të madh

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:46

Mesfushori i Stoke City arsyeton kalimin e tij tek skuadra modeste e Premier League në Angli.

Pas deklaratave të bashkëlojtarit të tij në kombëtaren zvicerane David Degen, Xherdan Shaqiri ka four haptazi në lidhje me kalimin e tij nga gjiganti italian, Inter Milano tek skuadra modeste e Premier Leagues së Anglisë, Stoke City.

"Ende jetoj në hotel. Sa i përket futbollit është një kampionat shumë i veçantë. Luhet fuqishëm edhe me 9 lojtar, sikur ne që luajtëm ndaj West Brom...", tha Shaqiri për SonntagsBlick, transmeton Sporti 1.

Të njëjtën megjithatë nuk e thotë nga eksperienca në Itali te Interi me trajnerin, Roberto Mancini.

"Këtu ndjehem jo sikur atje. Atje nuk kisha problem me trajnerin. Interi thjeshtë kishte nevojë për para dhe unë isha i vetmi që kisha oferta konkrete".

Pse kaluat te Stoke dhe jo Schalke apo Dortmund?

"Dy lojtarët kishin probleme me largimn e lojtarëve. Shumë shpejt vjen edhe kampionati evropian dhe Stoke ishte një mundësi e mirë për mua", tha Shaqiri.

Shumica thonë se nga Stoke te Inter dhe Bayern është rroga, jo e kundërta.

"Jo, jo për mua. Unë jam i ri, jam 23 vjeçar. Dhe mund të përmirësohem çdo ditë dhe nuk e kam arritur maksimumin. Për mua është shumë mirë në Stoke", tha ai.

Bashkëlojtari juaj në kombëtaren zvicerane, David Degen ju ka akuzuar për gabimin në karrierë që vjen nga paaftësia e vëllait të juaj.

"David Degen nuk e di se si është të luash në një klub të madh. Ai kurrë nuk e ka pasur atë mundësi. Më shumë nuk dua të flas", tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat