Aliji e Vaduz iu gëzohen fitores së parë

Sporti

Aliji e Vaduz iu gëzohen fitores së parë

Nga: K.Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:32

Vaduz pas shtatë jave iu gëzua fitores së parë në Kampionatin e Zvicrës në futboll. Vaduz para shikuesve të vetë me rezultat minimal 1:0 mposhti St. Gallenin. Mbrojtësi shqiptar Naser Aliji luajti tërë takimin dhe kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij. Reprezentuesi i Kosovës, Albert Bunjaku me St. Gallenin, nuk arriti të kthehen me një pikë dhe janë të zhgënjyer. Bunjaku u paraqit në fushë nga minuta e 76-të, por ishin të pafat, ngase pësuan gol në minutën e 82-të. Autor i golit ka qenë Kukuruzoviç pas asistimit të Kamber. Aliaji është i lumtur për fitoren e parë pas tri barazimeve e tri humbjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat