Luzerni me tre shqiptarë merr tri pikë

Sporti

Luzerni me tre shqiptarë merr tri pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2015 Në ora: 12:23

Skuadra e Luzernit u kthye me tri pikët ë rëndësishme ka përmirësuar edhe renditjen e klasifikimit në elitën e futbollit zviceran. Luzerni me golin e Lezcanos në minutën e 65-të mposhtën si mysafir me 1:0 Luganon, në ndeshjen e javës së shtatë. Frederik Veseli ishte i plotë të Lugano, ndërsa Hekuran Kryeziu u paraqit deri në minutën e 56-të kur u zëvendësua nga Migjen Basha dhe Jahmir Hyka futet në lojë në minutën e 62-të, duke e ndihmuar skuadrën në importimin e tri pikëve. Kryeziu në minutën e 40-të është ndëshkuar me karton të verdhë. Luzerni në shtatë ndeshje ka tri fitore, dy barazime e dy humbje dhe ngjitet në vende të tretë me 11 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat