Fitore e vështirë e Milanit

Sporti

Fitore e vështirë e Milanit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:52

Luiz Adriano dhe Carlos Bacca janë dy notat e vetme pozitive të Milanit të Mihajlovic. Kuqezinjtë kanë mundur sot në mbrëmje Empolin 2-1 duke marrë tri pikët e para në kampionat, por loja e skuadrës nuk bind. Mbrojtja dhe mesfusha vazhdojnë të jenë në vështirësi si në sezonin e kaluar. Golat e brazilianit dhe kolumbianit kanë shpëtuar kuqezinjtë këtë herë, por do të jetë e vështirë që vetëm këta të dy të shpëtojnë Milanin nga një tjetër sezon zhgënjyes nëse nuk do të kenë ndihmën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat