Turqi, shënon Alban Meha (Video)

Sporti

Turqi, shënon Alban Meha (Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:47

Gianni de Biasi nuk e thërret në Kombëtare për dy ndeshjet eliminatore me Danimarkën dhe Portgalinë, por Alban Meha dërgon një mesazh mjaft domethënës nga Turqia. 29-vjecari shënoi golin e vetëm të Konyasporit në humbjen 1-4 me Galatasarayin, që falë yjeve që ka më organikë, e bëri të pavlefshëm finazimin e mesfushorit shqiptar. Edhe në këtë sfidë kundër gjigantëve të futbollit turk, Meha u aktivizua titullar madje qëndroi në fushë për 90 minuta sikurse kishte ndodhur edhe në dy sfidat e para të kampionatit.

Në minutën e 28-të specialist i goditjeve të lira u ndëshkua me karton të verdhë ndërsa 11 minuta më vonë nxori në skenë një perlë të repertorit të tij, që i dha avantazhin e përkohshëm Konyasporit. Një gol që ndoshta do të ketë bërë De Biasin të ndihet keq që nuk e përfshiu në listë. Sigurisht që konkurrenca në mesfushë në Kombëtaren Shqiptare e ka detyruar trajnerit e Kombëtares të bëjë një zgjedhje të tillë, por nëse Meha vijon me paraqitje të mira dera e Kombëtares për të do të jetë e hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat