Skënderbeu e nis me fitore, mposht 1-0 Kukësin

Sporti

Skënderbeu e nis me fitore, mposht 1-0 Kukësin

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 22:02

Provë force e Skënderbeut. Në debutimin e tyre në Superiore kampionët mposhtën Kukësin në një ndeshje vërtet bindëse për skuadrën e Josës. Një fitore 1-0 ndaj nënkampionëve, por shumë diference ne fushe për t’iu dhënë një mesazh të gjithëve rivalëve se Skënderbeu s’ka ndër mend të zbresë nga froni.

Format tjetër në sulm për Josën në të parën në kampionat me Hristov e Olyainkën në vijën e parë, te Kukësi Troisi i besonte kolonisë braziliane me Felipe Moreirën në krye. Takaj e Gjici gati për të hapur një tjetër seri nga ato që i kanë dhënë bukuri kampionatit, por pjesa e parë ishte një dominim total i Skënderbeut. Pasim me fallco i Shkëmbit që shtyn në mëkat Hallacin, për Berishën është asist avancon dhe godet por pret në portë Koci. Më pas është një Berisha “show”, me 23 vjecarin që vallëzon në driblim mes 4 kundërshtarëve në minutën e 14 dhe lëshon një goditje që Olyainka nuk arrin ta devijojë drejt rrjetës.

Sërish Berisha 4 minuta më pas, i rrëmben topin kundërshtarit avancon si shigjetë këtë herë në qendër dhe gjuan, por nuk gjen rrjetën. I papërmbajtshëm 23 vjecari dhe në të 25 këtë herë në versionin bomber por gabon në shënjestër. Ndeshje me drejtim unik, goditje dënimi e Latifit në të 36 por Koca bën gjithcka mirë në portë. Në minutën e 43 Shkëmbi dhuron një pasim të bukur për Hristov që nuk gjen dot katërkëndëshin dhe mbyllet kështu një pjesë e parë me Skënderbeun zot të fushës që i mungon vetëm goli. Cuditërisht korcarët e gjejnë në të dytën, kur Kukësi ishte duke guxuar më tepër përpara me Felipe Moreiron min 46 dhe protagonist Hristov, sulmuesi i kombëtares bullgare më në fund mund të festojë.

Josa pret shumë prej tij, por Hristov duhet të kishte nxituar për të shënuar pak minuta më para pasi trajneri i kishte bërë gati zëvendësimin, padyshim jo e lehtë ta pranosh pas një goli.

Kukesi bëhet më i bukur kur s’ka gjë për të humbur, provon befasine ne minuten e 77 me Limen qe zbulon se ne porte eshte Shehi. Ne goditjen e këndit menjehere me pas eshte serish braziliani qe dy hapa larg portes con ne ajer me koke mundesine e barazimit. Ndeshja behet me e luftuar, dhe mbyllet e tille, por pa ndryshim ne rezultat. 1-0 per Skenderbeun qe shuan cdo iluzion te rivaleve se mund te shperqendrohet nga Europa, ndersa Kukesi perjeton zhgenjimin e humbjes se pare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat