Sukaj, “xhevahiri” i munguar i Partizanit

Sporti

Sukaj, “xhevahiri” i munguar i Partizanit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:27

Më 21 korrik kur Sukaj u prezantua te Partizani, i bëri të qarta objektivat e tij. Kur kanë kaluar dy javë nga fillimi i kampionatit, Sukaj deri tani i ka qëndruar fjalës së dhënë. Dy ndeshje dhe 2 gola. Të dy vendimtarë dhe të dy në minutat e fundit. Në ndeshjen ndaj Lacit realizoi një finalizim të jashtëzakonshëm, ndërsa në përballjen me Flamurtarin pati qetësinë e nevojshme për të dërguar në rrjetë penalltinë e minutës së fundit, me shumë klas madje.

Sukaj është një ndër ata sulmues që të garanton minimalisht 12-15 gola në sezon, një sulmues për të cilin Partizani kishte nevojë duke gjetur tashmë një partner ideal dhe për Racic, që vjet e bëri detyrën e tij mjaft mirë duke realizuar plot 14 herë për të kuqtë. Në fakt, Sukaj i ka mësuar skuadrat ku ka luajtur që të mbështeten te ai, kështu ka ndodhur me Vllazninë por dhe me Sepahanin dhe kështu po ndodh dhe me Partizanin, që ka gjetur te 27 vjecari, jo vetëm një profesionist të besueshëm por dhe goleador të mirëfilltë, që deri tani i ka dhënë plot 4 pikë në dy ndeshje, ato pikë për të cilat Partizani do të ketë nevojë për të përmbushur objektivat e tij por dhe premtimin e Xhevahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat