Triumfon edhe në 400 metra, a do ta ndalë njeri “Birin e Erës”?

Sporti

Triumfon edhe në 400 metra, a do ta ndalë njeri “Birin e Erës”?

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 16:31

Usain Bolt siguroi medaljen e tretë të arit brenda një jave në Kampionatin Botëror të Atletikës 2015 duke e udhëhequr Xhamaikën drejt fitorës në garën për meshkuj 4×100 metra gjatë ditës së sotme në Pekin, në një kohë 37.36 sekonda.

Skuadra e Shteteve të Bashkuara që ka burrin më të shpejtë në botë për këtë vit, Justin Gatlin, e përfundoi garën me 37.77 sekonda, por më pas u skualifikua për shkak të një ndërrimi të dështuar stafete ndërmjet Tyson Gay dhe Mike Rodgers. Pamjet tevelizive treguan se stafeta nuk u shkëmbye brenda kohës së duhur mes dy atletëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat